Biznesmeni Edmond Mëhalla i arrestuar më parë? Gazetarja zbardh DETAJE rreth atentatit: Të shoqëruarit janë...

Aktualitet

Biznesmeni Edmond Mëhalla i arrestuar më parë? Gazetarja zbardh

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një atentat është kryer ndaj biznesmenit Edmond Mëhalla i cili mbeti i vdekur.

Ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje të reja që hedhin dritë mbi të kaluarën e viktimës. Gazetarja ka shpjeguar se i ndjeri ka patur precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe ka qenë njëherë i arrestuar, gjithashtu kishte nisur dhe një lloj hetimi lidhur me pasurinë e tij për shkak të transaksioneve të karburantit të tij. Hoxha ka theksuar se të shoqëruarit në polici janë më shumë dëshmitarë okularë jo të dyshuar për vrasjen.

“Ka pasur një precedent penal, ishte arrestuar për drogë. Pasuritë i kishte të justifikuara, por ka pasur dyshime për transaksionet lidhur me karburantin. Lëvizjet e tij janë verifikuar nga kamerat, por nuk ka të dhëna të sakta kush e vrau. Lëvizjet e fundit kanë qenë drejt Spanjës, ku mendohet se ka shkuar për pushime. I ndjeri kishte qenë jashtë Elbasanit me familjen, ka lënë familjarët dhe është drejtuar drejt biznesit, ku sapo ka mbërritur ka ardhur një automjet dhe e kanë qëlluar, duke ndjekur të njëjtin skenar si ngjarje të tjera kriminale.

Ka pasur pyetje të shpejta nëse kishte konflikte ose mosmarrëveshje. Të shoqëruarit janë dëshmitarë okularë dhe një shtetas është marrë për gjurmët, por askush nuk është i dyshuar. Shumica janë dëshmitarë okulare.

Nga kërkimet që janë bërë, bëhet fjalë për një plan të mirëfilltë, që kuptohet nga shpejtësia me të cilën u krye, dinin itinerarin e tij, dhe kjo kuptohet nga policia se sa herë ka pasur vrasje. Grupi hetimor kërkon të kaluaren e tij. Kishte precedente në fushën e narkotikëve dhe kishte kaluar në procedim për pasurinë”, tha gazetarja.

 

ME TE LEXUARAT