“Je gazetarja më...”, Sali Berisha sulmon përballë gazetaren Klodiana Lala në dalje të SPAK

Politikë

“Je gazetarja më...”, Sali Berisha sulmon përballë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Berisha u pyet në cilësinë e kallëzuesit, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

Në dalje të godinës së SPAK, Berisha foli për mediet, teksa tha se mediat dhe gazetarët janë të keqpërdorur. E pranishme ishte edhe gazetarja Klodiana Lala, e cila e pyeti për emra konkret dhe se a kishte dorëzuar dokumenta për pretendimet e tij për gjyqtaren Gjoka.

Berisha vijoi debatet me gazetaren, duke i thënë se ajo është “gazetarja më e keqpërdorur”.

Berisha dhe Malltezi e kanë kallëzuar gjyqtaren për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, lidhur me një dënim të pretenduar në Greqi.

Kujtojmë se Irena Gjoka është gjyqtarja që ka firmosur kërkesat e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, çështje në të cilën janë të përfshirë Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion