"Shqiptarët na kanë dhënë një mandat të fortë" Rama: Shqipëria po ecën drejt BE-së

Politikë

"Shqiptarët na kanë dhënë një mandat të
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat në Dublin, në kuadër të pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Europian, ku ka komentuar disa çështje të aktualitetit ndërkombëtar dhe zhvillimet në Shqipëri.

I pyetur për luftën në Ukrainë, marrëdhëniet me Rusinë, integrimin europian të Shqipërisë dhe investimin e Jared Kushner në Sazan, Rama ka ndarë qëndrimet e tij, duke theksuar nevojën për diplomaci dhe dialog.

“Është bërë një gabim i madh të fokusohemi vetëm te mbështetja ushtarake për Ukrainën, pa pasur një kanal komunikimi me Rusinë.”-u shpreh Rama.

I pyetur për investimin e Jared Kushner në ishullin e Sazanit, kryeministri mohoi se ekziston një marrëveshje e përfunduar.

“Nuk ka ishull të shitur. Jemi në tre vite negociata dhe bisedime, kështu që Republika e Shqipërisë është duke parë të gjitha praktikat në atë investim.”

Rama theksoi se Shqipëria mbetet e orientuar drejt Bashkimit Europian, duke nënvizuar se vendimet për të ardhmen e vendit u takojnë qytetarëve shqiptarë. Ai foli gjithashtu për rolin e Shqipërisë në organizimin e samiteve të ardhshme europiane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion