Egjipti shpall terroriste 35 organizata në Evropë, përfshihen edhe shoqata shqiptare

Aktualitet

Egjipti shpall terroriste 35 organizata në Evropë, përfshihen
Gjykata Penale e Kajros ka përfshirë 35 organizata islamike dhe 36 individë në listat egjiptiane të terrorizmit për një periudhë pesëvjeçare. Mes tyre janë edhe shoqata nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Sipas agjencisë egjiptiane të lajmeve MENA, në listë figuron shoqata kulturore “Al-Mustaqbal” nga Shqipëria, Fondacioni Kulturor për Shkencë dhe Arsim nga Kosova, si dhe një organizatë rinore islamike nga Maqedonia e Veriut, e identifikuar si “Tajammu al-Shabab al-Islami”, që përkthehet “Shoqata Rinore Islame”.

Kjo e fundit është identifikuar në disa raportime me Forumin Rinor Islamik (FRI), organizatë me seli në Tetovë, megjithëse nuk është konfirmuar përfundimisht nëse bëhet fjalë për të njëjtin subjekt juridik.

Në lidhje me FRI-në është përmendur edhe emri i Muhamet Murtezit, kryetar i Këshillit të Komunës së Çairit dhe përfaqësues i koalicionit VLEN. Por sipas njoftimeve të publikuara nga vetë organizata dhe Festa TV, kryetar i Forumit Rinor Islamik për mandatin 2025–2029 është Abdulhamid Mustafa, ndërsa degën e Shkupit e drejton Afrim Demiri.

Egjipti shpall terroriste 35 organizata në Evropë, përfshihen
Murtezi kandidoi në zgjedhjet vendore të vitit 2025 si kryesues i listës së VLEN për Çairin, me kandidaturë të prezantuar nga Izet Mexhiti. Ai ka mbështetur publikisht edhe protestat në Shqipëri, duke shprehur publikisht dëshirën për përfundimin e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

“A do të përfundojë vërtet shpejt epoka e Edi Ramës, ashtu siç po flitet, e me këtë edhe të merr fund e gjithë kjo dhunë që po ndodh nëpër rrugët e Shqipërisë, mbetet për ta shikuar. Uroj të vijë që nesër ky lajm i gëzuar”, shkruante ai në Facebook.

Forumi Rinor Islamik është themeluar në vitin 2000. Sipas një raporti të Counter Extremism Project, përfaqësues të organizatës kanë marrë pjesë në aktivitetet dhe strukturat drejtuese të FEMYSO-s, Forumit të Organizatave Rinore dhe Studentore Myslimane të Evropës.

Ndërkohë, më 13 gusht 2025, në Tiranë u zhvillua një protestë në mbështetje të Gazës, e organizuar nga Forumi Mysliman i Shqipërisë, “Mexhlis”, shoqata “Thirrja për Mirësi”, TUMED dhe organizata të tjera. Sipas raportimeve, një strukturë e lidhur me FRI-në dyshohet se ka qenë e përfshirë në protesta në Tiranë, por kjo lidhje nuk është dokumentuar.

Lista e Egjiptit përfshin gjithashtu Këshillin e Myslimanëve në Evropë, Këshillin Evropian për Fetva dhe Kërkime, Këshillin Evropian të Imamëve, si dhe organizata nga Britania, Franca, Gjermania, Zvicra, Italia dhe vende të tjera.

Vendimi është marrë më 10 nëntor 2026, në kuadër të çështjes nr. 11108, dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare të Egjiptit.

Sipas legjislacionit egjiptian, përfshirja në listat e terrorizmit sjell ngrirjen e aseteve, kufizimin e financimit dhe ndalimin e aktiviteteve të subjekteve të listuara. Vendimi nuk nënkupton automatikisht shpalljen e tyre si organizata terroriste edhe në vendet ku veprojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion