Plagosja e policit gjatë sherrit në Berat, tre vëllezër i morën armën dhe e qëlluan në këmbë

Aktualitet

Plagosja e policit gjatë sherrit në Berat, tre vëllezër i

Blutë e Beratit kanë reaguar pas plagosjes së efektivit J.Xh duke dhënë versionin zyrtar të ngjarjes.

Sipas policisë, ndërhyrja e efektivëve në lagjen "Dëshmorët e Kombit", ka ardhur pas një telefonatë për një sherr midis dy familjeve, tre vëllezërve  G.M, M.M dhe A.M  dhe çiftit të bashkëshortëve shtetasit A.M dhe shtetases O.M.

Kanë qenë tre vëllezërit ata që kanë dhunuar dhe goditur punonjësin e policisë dhe më pas i kanë marrë armën e shërbimit, e cila është shkrepur pa dashje dhe ka qëlluar në këmbë efektivin.

Polici i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve.

Berat/informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative se në lagjen "Dëshmorët e Kombit" shtetasit G.M., M.M. dhe A.M (vëllezër) po konfliktoheshin me shtetasit A.M dhe bashkëshorten e tij shtetasen O.M .

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, tre vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve.

Nga shërbimet e policisë është bërë, neutralizimi dhe shoqërimi i personave në konflikt dhe është siguruar vendi ngjarjes. Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vijon puna intensive për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT