Emri/ Ndërhyri në sherrin midis dy familjeve në Berat, kush është polici që mbeti i plagosur me armë

Aktualitet

Emri/ Ndërhyri në sherrin midis dy familjeve në Berat, kush

Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri pasi ka shkuar të shuajë një konflikt mes dy familjeve në Berat.

Mësohet se polici i cili ka marrë një plagë në këmbë është Elton Boduri, 24 vjeç.

Dy familje në lagjen “Dëshmoret e Kombit” janë konfliktuar dhe më pas ka ndërhyrë policia, e cila bëri të mundur shpërndarjen e palëve.

Por më pas u dëgjua një krismë dhe i plagosur mbeti efektivi Boduri.

ME TE LEXUARAT