Plas sherri në një lokal në Berat, plagoset polici
Lajmifundit
/
14 Prill 2021, 20:57
Aktualitet

Një sherr ka ndodhur këtë mbrëmje në një lokal në Berat. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit”.
Nga të dhënat e para, dyshohet se nga sherri ka mbetur i plagosur një polic.
Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policie, si dhe një ambulancë që merr të plagosurin.


