Ambasadat e SHBA-ve në Europë apel qytetarëve amerikanë: Kujdes gjatë festave të fundvitit!

Bota

Ambasadat e SHBA-ve në Europë apel qytetarëve amerikanë:

Ambasadat amerikane në vendet evropiane kanë lëshuar një alarm sigurie për shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në prag të festave të fundvitit.

Qytetarët amerikanë paralajmërohen të tregojnë kujdes të shtuar në grumbullimet e mëdha, tregjet, qendrat tregtare dhe pikat e transportit, të cilat mund të shënjestrohen nga sulme terroriste apo akte kriminale pa paralajmërim.

Po ashtu, udhëtarët këshillohen të shmangin protestat dhe të përgatiten për bllokime të mundshme të udhëtimeve, pas grevave të shpeshta dhe alarmeve të rreme për bomba në aviacionin civil gjatë muajit nëntor.

Krahas vendeve të Bashkimit Europian, alarmi është shfaqur edhe në faqet online të ambasadave në Tiranë e Prishtinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion