Sondazhi i Top Channel: PD merr 7 mandate në Shkodër, Tom Doshi i merr deputetin LSI-së

Politikë

Sondazhi i Top Channel: PD merr 7 mandate në Shkodër, Tom Doshi i merr

Rreth 10 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ku të gjithë shqiptarët do të drejtohen në kutitë e votimit për të zgjedhur se cila parti dhe drejtues duhet t’i udhëheqë për 4 vitet e ardhshme.

Në sondazhin e katërt të IPSOS-Top Channel, rezulton se në qarkun e Shkodrës do të triumfojë aleanca PD-AN me 56.9% dhe do të marrë 7 mandate.

Ndërsa PS do të marrë 3 mandate, PSD, e drejtuar nga Tom Doshi vetëm 1 duke lënë kështu LSI pa asnjë mandat. Nëse bëhet një krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, kur PD mori vetëm 5 mandate, vihet re se në zgjedhjet e ardhshme, 1 mandat i PS dhe i LSI do t’i kalojnë opozitës për të arritur në 7 mandate.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e katërt të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nga data 8 deri më 12 prill, janë intervistuar 1004 votues në qarkun e Vlorës dhe 1003 votues në qarkun e Shkodrës, ndërsa 90% e intervistave janë bërë përmes telefonit dhe 10% përmes panelit online të IPSOS.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion