Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë / Identifikohet viktima, bëhet fjalë për shefin e Krimeve të Rënda (EMRI)

Aktualitet

Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë / Identifikohet

Një aksident i rëndë është regjistruar përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Viktima që ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Vlorë, është identifikuar si shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës, Ermal Lula.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, situata në këtë aks të rrugës vijon të jetë e rënduar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion