Organizonin lojëra fati online, arrestohet një i ri në Kuçovë

Aktualitet

Organizonin lojëra fati online, arrestohet një i ri në

Një person ka rënë në prangat e Policisë mbrëmjen e djeshme në Kuçovë dhe një tjetër është proceduar penalisht, të akuzuar për organizim të lojërave të fatit.

Sipas Policisë, në pranga ka rënë Xh.H., 26 vjeç, i dënuar më parë për këtë vepër penale dhe u procedua penalisht E.H., 29 vjeç. Atyre iu sekuestruan 11 tableta, të cilat dyshohet se shërbenin për vendosjen e lotove të sportit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion