"Një i panjohur i dha 88 mijë euro për ti sjellë në Shqipëri", transportuesi del në gjyq në Durrës

Aktualitet

"Një i panjohur i dha 88 mijë euro për ti sjellë

Shtetasi Ellton Balliu u arrestua pak ditë më parë pasi solli me kamion nga Italia drejt Shqipërisë mijëra euro të padeklaruar.

Sot ne gjykaten e Durresit është mbajtur seanca ndaj tij, ku avokati mbrojtës, Çlirim Poga, shprehet se gjykata vlerësoi si të ligjshme dy kërkesat e Prokurorisë.

Avokati i Balliut: Vendimi gjykatës duke marrë parasysh arsyeja e ndalimit është “kundravajtje penale” pavarësisht vlerës së sekuestruar.

Kërkesa e Prokurorisë është për lehtësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimit të masës ndaj tij.

Duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të arrestuarit që ka tre ndërhyrje kirurgjikale, fakti që është kryefamiljar, gjykata vlerësoi të ligjshme të dyja kërkesat e Prokurorisë.

Gjykata vendosi edhe vlerësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës ndaj tij “detyrimin e paraqitjes para oficerit të policisë.

Kujt i përkisnin paratë?

Avokati i Balliut: Është një person i panjohur, që është njohur pak orë se të nisej në Shqipëria për të sjellë para për familjarët në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT