Konflikt me fqinjin, vritet 40-vjecari shqiptar në Itali

Aktualitet

Konflikt me fqinjin, vritet 40-vjecari shqiptar në Itali

Një konflikt mes fqinjëve ka përfunduar me vrasjen e një shqiptari në Garbagnate Milanese, Itali.

Sipas policisë italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në Via Varese.

Një shqiptar rreth 40 vjeç u qëllua me armë nga fqinji i tij pas një debati.

I moshuari, sipas mediave italiane, pasi kishte debatuar me shqiptarin, kishte rrëmbyer armën.

Ai dyshohet se fillimisht qëlloi në ajër dhe më pas drejt 40-vjeçarit.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të urgjencës, shqiptari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Autori i dyshuar u arrestua, teksa policia po punon për të rindërtuar dinamikën e saktë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT