Ndërron jetë 72-vjeçari i dhunuar nga djali në Durrës, qëndroi 10 ditë i shtruar te "Trauma"

Aktualitet

Ndërron jetë 72-vjeçari i dhunuar nga djali në
Ka ndërruar jetë në spital babai 72-vjeçar, i cili u dhunua brutalisht nga djali i tij në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit. I moshuari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, 10 ditë pas ngjarjes së rëndë.

Ngjarja ndodhi më 6 nëntor, përpara banesës së familjes, ku 37-vjeçari dyshohet se goditi me sende të forta të dy prindërit e tij, babanë 72-vjeç dhe nënën 69-vjeçe.

 

 
Si pasojë e dhunës, babai pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mori trajtim të specializuar mjekësor. Ndërsa nëna u dërgua në Spitalin Rajonal të Durrësit, në gjendje të stabilizuar.

Pas ngjarjes, 37-vjeçari u shoqërua nga policia për veprime të mëtejshme.

Sipas informacionit paraprak të policisë, i riu kishte probleme të shëndetit mendor.

Vdekja e 72-vjeçarit e rëndon më tej ngjarjen, ndërsa pritet që autoritetet të vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë penale dhe rrethanat e plota të tragjedisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion