"Keni të bëni me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë", Rama ironizon me akuzat e opozitës

Politikë

"Keni të bëni me njeriun më të korruptuar që mund

Në episodin 7 të sezonit 3 të Podkastit “Flasim”, kryeministri Rama kishte të ftuar dy ekspertë të prokurimeve publike, për të biseduar për faktin se si ka ndryshuar pjesa e Prokurimit Publik, sidomos pas zyrtarizmit të negociatave me BE-në, ku Shqipëria u ul në tryezë me 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian për grup-kapitullin e parë “Themeloret”.

Rama iu adresua akuzave të opozitës për korrupsion dhe duke ironizuar iu drejtua të ftuarve: “keni të bëni me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë”, e më tej “nuk e di ç’të them, ose duhet të çmendesh, ose duhet ta bësh atë punë”.

Ai përfundoi duke thënë që “duhet të mbyllësh veshët dhe të shohësh përpara dhe thua ‘ju kam lënë Zotin'”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E di shumë mirë se shumica e mjekëve nuk e kushtëzojnë me lekë shërbimin e tyre siç thonë ‘të lënë të vdesësh po nuk u dhe lekët’, shumica dërrmuese e mësuesve patjetër.

Mirëpo, kjo është situata, bota ku po jetojmë. Në këtë pikë ke të bësh me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë, nuk e di çfarë të them, ose duhet të çmendesh, ose duhet ta bësh atë punë, ose vetëm duhet të mbyllësh veshët dhe të shohësh përpara dhe thua ‘ju kam lënë Zotin se nuk di çfarë të them më'”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT