Kush është 30-vjeçari që u qëllua për vdekje nga kushëriri i tij për një ‘copë tokë’

Aktualitet

Kush është 30-vjeçari që u qëllua për vdekje nga

Romeo Hasalla u ekzekutua mëngjesin e sotëm, pas nëj konflikti në fis për arsye pronësie, në fshatin Garunjas të Lushnjës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:30. Babai i të ndjerit, Shaip Hasalla 65 vjeç dhe 2 vëllezërit Emiljano Hasalla e Laert Hasalla kanë mbetur të plagosur.

Sherri që përfundoi në tragjedi dyshohet se ka ardhur si pasojë e motiveve të pronësisë.
Policia ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion