Bie ndjeshëm niveli i Fierzës, dalin bazamentet e dy urave mbi Drinin e Zi

Aktualitet

Bie ndjeshëm niveli i Fierzës, dalin bazamentet e dy urave mbi Drinin

Rënia e nivelit të ujërave në liqenin e Fierzës, vazhdon pa ndërprerje. Mungesa e reshjeve dhe rënia e prurjeve të lumenjve po e çojnë drejt tharjes basenin më të madh ujëmbledhës në vend.

Situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive, duke pasur parasysh se prurjet mesatare të dy lumenjve kryesorë janë shumë të pakta, ndërsa rreziku për rënie në nivele kritike ekziston.

Drini i Bardhë dhe Drini i Zi nuk sjellin më shumë se 50 metër kub ujë në sekondë, ndërsa rënia e nivelit është 40 cm në 24 orë, ndërkohë që niveli i ujit vetëm javën e fundit ka rënë me dy metra.

Në mesin e tetorit ishte 271.91 metra. Aktualisht niveli në liqen sipas KESH ka arritur në 269.21 metër nga 296.5 e kuotës maksimale. Kjo rënie ka sjellë edhe daljen e bazamenteve të dy urave mbi Drinin e Zi, ndërsa bazeni i Fierzës po lë bregun e po tkurret çdo ditë rreth kupolës së tij.

Sipas sallës operative me qëllim ruajtjen e rezervës hidrike momentalisht asnjë turbinë nuk është në punë për prodhimin e energjisë elektrike nga katër që ka në total.

Liqeni i Fierzës në nivelin maksimal të tij ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2.7 miliard metër kub ujë.

Ndërsa në nivelin e të ashtuquajturës pikë e vdekjes, 242 metra mbi nivelin e detit kapaciteti është 1.2 miliard metër kub ujë, që nuk shfrytëzohet për prodhim energjie./ora

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion