I shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 48-vjeçari në Durrës

Aktualitet

I shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka bërë të mundur ndalimin e 48-vjeçarit, i cili një javë më parë goditi me thikë 21-vjeçarin, B.K. Blutë njoftuan se 48-vjeçari akuzohet për “Plagosje të rëndë me dashje”

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak ndaluan shtetasin A. Ç., 48 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", pasi më datë 02.04.2021, pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. K., 21 vjeç, banues në Shijak, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT