U kap me kokainë në makinë, “Shqiponjat” arrestojnë 29-vjeçarin, 2 procedohen në gjendje të lirë

“Shqiponjat” kanë arrestuar një 29-vjeçar në flagrancë, pasi iu gjet kokainë në makinë. Policia e Tiranës ka njoftuar se “Shqiponjat” pas një kontrolli rutinë në makinën ku po udhëtonte 29-vjeçari, konstatoi lëndën narkotike, ndërsa shoferi dhe pasagjeri tjetër në makinë, po procedohen në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
K. B., 29 vjeç, pasi sherbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponjat" kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues A. D., dhe pasagjer shtetasit K. B dhe K. H. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K.B., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kokainë. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasit A. D dhe K. H., për veprën penale "Moskallëzim i krimit"”, njofton policia.


