Plagosën me thikë 34-vjeçarin, shpallen në kërkim dy të rinjtë në Tiranë

Aktualitet

Plagosën me thikë 34-vjeçarin, shpallen në kërkim dy

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 2 të rinj, pasi kanë plagosur me thikë një 34-vjeçar. Blutë bëjnë me dije se pas një sherri, autorët Mario Basha, Bruno Basha, i gjuajtën me thikë Valter Çelës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

“Më datë 08.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e  shtetasve B. I(B)., 29 vjeç, dhe M. B., (B), 26 vjeç, sepse  në rrugën “Veli Dedi”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. Ç, 34 vjeç, dhe me sende të forta shtetasin E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre”, njofton policia

ME TE LEXUARAT