Drogë dhe vjedhje, policia vë në pranga 2 persona

Policia e Tiranës njofton se dy persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Blutë bëjnë me dije se është arrestuar një 24-vjeçar, pasi iu gjet kanabis në banesë, pas një kontrolli fizik. Bëhet me dije se është proceduar në gjendje të lirë shtetasi R.Xh, për veprën penale“Moskallëzim të krimit”.
Blutë njoftojnë se kanë arrestuar një 21-vjeçar, të akuzuar për vjedhje.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
A. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. Xh., për veprën penale "Moskallëzim i krimit" ;
Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 21 vjeç, për veprën penale "Vjedhja"”, njofton policia.


