I nxehti afrikan nuk largohet, temperaturat e larta mbizotërojnë sërish në vend

Aktualitet

I nxehti afrikan nuk largohet, temperaturat e larta mbizotërojnë

Moti në vendin tonë do të mbizotërohet nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë Shqipërinë, ndërsa në pjesën e dytë të ditës, në veri dhe zonat përgjatë kufirit lindor, do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit nuk pësojnë ndryshime në vlerat minimale por ulen lehtë në vlerat maksimale duke u luhatuar nga 19°C deri në 41°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

ME TE LEXUARAT