Abuzimi i 18-vjeçares në Dibër, oficeri u prezantua si shefi i krimeve, zbulohet komunikimi në ‘WP’

Aktualitet

Abuzimi i 18-vjeçares në Dibër, oficeri u prezantua si shefi i

Zbardhen detaje të tjera nga abuzimi i 18-vjeçares nga oficeri në Dibër, Jetmir Uka. Gazetarja Anila Hoxha u shpreh se oficeri i ka shkruar vajzës duke u prezantuar si shefi i krimeve.

24-vjeçari dyshohet se ka shantazhuar 19-vjeçaren, përmes një fotoje të saj të marrë nga rrjetet sociale, të cilat i kishte postuar gjatë periudhës së verës.

“Vajza është 18 vjeç, kishte një muaj që i kishte mbushur, ishte gjimnaziste. Efektivi i është prezantuar si shef krimesh. Ai e ka kërcënuar me disa foto, që dyshohet se mund të jenë manipuluar edhe me inteligjencë artificiale. Pas kësaj, ajo ka dalë me të motrën, është shkëputur dhe ka hipur në makinën e efektivit. Në këtë moment ka ndodhur abuzimi sipas vajzës, por që ka një përplasje për vendin se ku ka ndodhur. Pas kësaj, vajza i ka treguar historinë nënës dhe kjo e fundit ka bërë që të kryhej denoncimi pasi vajza ishte në gjendje të rënduar dhe e frikësuar. Pas denoncimit, efektivi është arratisur drejt Kosovës. Makina ku ka ndodhur abuzimi, mjeti personal i efektivit është gjetur në shtëpinë e kunatit të tij dhe ky i fundit është nën hetim. Ai dyshohet se mund të ketë ndihmuar edhe në arratisjen. Edhe nëna e efektivit është nën hetim sepse pasi ka marrë njoftim për denoncimin, ka kërcënuar vajzën dhe nënën në banesën e tyre”– tha gazetarja.

Ndër të tjera gazetarja rikujtoi që jemi në 16 ditë e aktivizimit botëror kundër dhunës, ku vendi ynë ka pasur rritje të dhunës digjitale. “Jemi në 16 ditët e aktivizimit botëror kundër dhunës, Shqipëria ka njohur rritje të dhunës dixhitale. Po vërehen denoncime kur gratë dhe vajzat, por edhe të miturat po përndiqen online ose merren foto video dhe shantazhohen”, tha ajo.

 

ME TE LEXUARAT