FOTO/ Ky është amerikani që vrau gruan dhe më pas preu damarët në Shkodër
Lajmifundit
/
2 Maj 2025, 11:15
Aktualitet

Janë zbardhur identititet i autorit dhe viktimës së krimit të rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të premte në Shkodër.
Mësohet se shtetasi amerikan Brandon Saporito, 57 vjeç ka vrarë me thikë bashkëshortne e tij, shtetasen amerikane Sandra Holley, 53 vjeçe. Pasi ka vrarë partneren, autori ka tentuar t’i japë fund edhe vetes duke prerë damarët. Ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e banese të marrë me qira në lagjen “Gjuhadol” në afërsi të Pedonales, pranë Kishës Françeskane. Ende nuk dihen motivet e krimit.


