Turisti amerikan në gjendje të dehur vrau me thikë bashkëshorten, policia zbardh ngjarjen në Shkodër

Aktualitet

Turisti amerikan në gjendje të dehur vrau me thikë

 Një vrasje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Gjuhadol të qytetit të Shkodrës. Një turist i huaj, dyshohet se amerikan, ka vrarë me thikë gruan dhe më pas ka plagosur edhe veten. Burri është transportuar në spital.

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

 

 

ME TE LEXUARAT