'Polici e krimit!'/ Protestuesit marshojnë pranë Komisariatit Nr. 2, thirrje kundër uniformave blu
Lajmifundit
/
14 November 2026, 19:50
Aktualitet

Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke kaluar së fundmi pranë Komisariatit të Policisë Nr. 2, në zonën e “21 Dhjetorit”.
Gjatë kalimit pranë komisariatit, qytetarët kanë hedhur thirrje kundër Policisë, duke brohoritur “Polici e krimit”.
Marshimi vjen në vijim të protestës, gjatë së cilës qytetarët kanë lëvizur në disa akse të kryeqytetit, duke shoqëruar tubimin me thirrje dhe bllokime të qarkullimit.


