Italia gjobit Meta-n/ Facebook ekspozon 20 milionë përdorues

Bota

Italia gjobit Meta-n/ Facebook ekspozon 20 milionë përdorues

Italia ka gjobitur kompaninë mëmë të Facebook-ut, META-n me rreth 805 milionë euro pasi zbuloi se aplikacioni i saj celular Android kishte aksesuar fotot dhe videot private të përdoruesve pa pëlqimin e tyre të qartë dhe pa u dhënë atyre informacion të mjaftueshëm.

Autoriteti Italian i Mbrojtjes së të Dhënave ka njoftuar se, rasti ka të bëjë me rreth 20 milionë përdorues në Itali dhe një veçori të Facebook-ut që kishte qenë në fuqi që nga viti 2023. Autoritetet italiane i dhanë Meta-s 60 ditë për të ndryshuar mënyrën e funksionimit të veçorisë dhe për të kërkuar leje të veçantë dhe të qartë nga përdoruesit.

Sipas njoftimit të Autoritetit Italian, shkelja nuk kishte të bënte vetëm me fotot dhe videot e ruajtura në telefonat celularë, por edhe metadatat përkatëse, pra informacionin shtesë që shoqëronte skedarët. Hetimi zbuloi se aplikacioni, nëse do të kishte marrë leje të plotë aksesi, mund të lexonte të gjithë arkivin e fotove të pajisjes, pa e ditur saktësisht përdoruesi se cilat të dhëna po përdoreshin.

Si fitoi “Facebook” qasje në fotot e përdoruesve

Fokusi i hetimit ishte funksioni “Merr sugjerime nga galeria gjatë shfletimit në Facebook”, i cili i lejon aplikacionit t’u sugjerojë përdoruesve foto dhe video nga koleksioni i tyre celular për t’i publikuar në rrjetin social. Problemi, sipas autoriteteve italiane, ishte se qasja në arkivin personal të fotove nuk kërkonte pëlqim të veçantë dhe specifik për këtë funksion.

Në vend të kësaj, aplikacioni kërkoi një leje të përgjithshme, e cila mbulonte funksione dhe përdorime të ndryshme të të dhënave.

Përpara dhënies së lejes, u shfaq një njoftim i paqartë për të aktivizuar veçori shtesë, pa specifikuar se kjo lejonte edhe aksesin në fotot personale me qëllim gjenerimin e sugjerimeve për publikim. Autoritetet italiane sqaruan se ky detyrim zbatohet pavarësisht nëse të dhënat janë transferuar në servera të tjerë ose nëse është provuar dëm specifik për përdoruesit.

Meta gjithashtu kundërshtoi kompetencën e Autoritetit Italian për të shqyrtuar çështjen, duke argumentuar se autoriteti kompetent duhet të jetë Autoriteti përkatës në Irlandë, ku ndodhet selia evropiane e kompanisë. Argumenti u refuzua, pasi dispozitat përkatëse të Direktivës së Privatësisë Elektronike nuk i nënshtrohen mekanizmit të autoritetit të vetëm mbikëqyrës që zbatohet për procedurat e tjera të mbrojtjes së të dhënave në Bashkimin Evropian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion