Ambicia për drejtimin e Tiranës, Braçe insiston në proces politik për përzgjedhjen e kandidaturës

Politikë

Ambicia për drejtimin e Tiranës, Braçe insiston në proces

Erion Braçe, nuk e ka fshehur ambicien për të qenë ai kandidati i Tiranës. 

Në mbledhjen e Asamblesë, ka këmbëngulur në nevojën e një procesi politik që të përfshijë anëtarët e partisë në përzgjedhjen e të gjithë kandidatëve për zgjedhjet vendore.

“Për Tiranën nuk kam kërkuar njoftim të forumeve që të jem unë kandidati. Kam kërkuar një proces politik nga nevoja e socialistëve që të përfshihen në një proces politik që i bën ata pjesë, që i dëgjon, që merr propozime e i bën pjesë të vendimmarrjes.

Ndihen apo jo të braktisur? Sepse ata do e paguajnë më shumë opozitën. Kam kërkuar proces politik, po dëgjova këtu që nuk paska nevojë”, mësohet të ketë deklaruar Braçe në mbledhjen e Asamblesë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion