DETAJET e vrasjes ne Shkodër/ Një burrë vret me thikë bashkëshorten dhe më pas tenton t'i jap fund jetës
Lajmifundit
/
2 Maj 2025, 10:34
Aktualitet

Një vrasje është regjistruar këtë të premte në qytytin e Shkodrës. Nga informacionet paraprake mësohet se kemi të bëjmë me një krim në familje.
Burime bëjnë me dije se një turist ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij. Më pas, autori ka tentuar të vrasë edhe veten, teksa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gjuhadol” në afërsi të Pedonales.


