Zgjedhjet Lokale 2027 / PS përgatit platformën për këshillat bashkiakë, ja kush do ta drejtojë

Politikë

Zgjedhjet Lokale 2027 / PS përgatit platformën për këshillat

Njëlloj si me platformën “Deputeti që Duam”, socialistët do të veprojnë edhe për përzgjedhjen kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.

Mësohet se në PS do të ngrihet një platformë e tillë, e cila do të drejtohet nga 3 deputetë të PS, Bora Muzhaqi, Ermal Pacaj dhe Pirro Vengu.

Të interesuarit që do të kenë mundësi të aplikojnë në këtë platformë përmes dy letrave motivimi.

Dy rekomandime të cilat duhet të vijnë, njëra nga struktura e partisë, pra një mbështetje që duhet të marrin nga një anëtar i partisë dhe tjetra nga jashtë partisë.

Në mbledhje është kërkuar që vëmendja kryesore të jetë në Tiranë ku do të jetë edhe beteja kryesore në zgjedhjet lokale të 9 majit të vitit 2027.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion