Florenc Çapja lë burgun dhe fillon punë në Dubai, i dërgon dhe e-mail GJKKO-së

Aktualitet

Florenc Çapja lë burgun dhe fillon punë në Dubai, i

Florenc Çapja, i akuzuar nga autoritetet në Shqipëri si organizator i vrasjes së  babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, i është drejtuar me një e-mail, Gjykatës së Posaçme. Ai kërkon që çështja ndaj tij të mos veçohet nga ajo e xhaxhait të tij, Ardian Çapja dhe anëtarëve të tjerë të grupit të marrë të pandehur.

Në seancën paraprake, 40-vjeçari Florenc Çapja, në e-mail, thotë se ai ka marrë dijeni për procesin dhe kërkon të gjykohet bashkë me xhaxhanë e tij.


Pas marrjes së kësaj kërkese gjykata vendosi të shtyjë seancën. Mësohet se SPAK dhe Gjykata e Posaçme do të dërgojnë një letër-porosi në Dubai për verifikimin e email-it, nëse është dërguar nga Florenc Çapja apo jo.

Ndërkohë që Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë refuzuar kërkesën e SPAK për ekstradimin e Florenc Çapes, i akuzuar për vrasjen e Gentjan dhe Nezir Beqirit, ngjarje e ndodhur në vitin 2012. Ai ka fituar lirinë që prej datës 12 korrik, dhe vijon të jetë në Dubai, ku edhe rezulton që të jetë i punësuar atje./ABC

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion