Biden nuk përjashton luftën me Rusinë e Kinën: Po vazhduan sulmet kibernetike…

Bota

Biden nuk përjashton luftën me Rusinë e Kinën: Po vazhduan

 

Sulmet e mëdha kibernetike në SHBA mund të çojnë drejt një lufte të vërtetë, paralajmëroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Në fjalimin e mbajtur përpara komitetit të inteligjencës, ai tha se “…nëse përfundojmë në luftë – luftë të vërtetë, me të shtëna, me një fuqi të madhe – ajo do të jetë pasojë e një shkeljeje kibernetike me pasoja të mëdha”.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se ka një numër në rritje të sulmeve kibernetike kundër agjencive qeveritare dhe industrisë private në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët amerikanë i kanë lidhur këto sulme me Rusinë dhe Kinën, e disa prej tyre kanë ndodhur pikërisht në gjashtë muajt e parë të presidencës Biden. Qindra kompani amerikane janë prekur nga një sulm kibernetik, që është kryer më 2 korrik, kundër kompanisë së teknologjisë Kaseya, me seli në Floridë, kujton REL.

Në muajin maj, hakerët sulmuan tubacionin kryesor të karburanteve në SHBA, Colonial Pipeline, ndërsa në qershor, shënjestër e sulmit kibernetik ka qenë kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit, JBS.

Shtëpia e Bardhë thotë se Biden, që e diskutoi këtë temë delikate edhe me homologun rus Vladimir Putin në Gjenevë muajin e kaluar, “do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm” për të ndaluar sulmet kibernetike nga Moska.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion