E rëndë në Shijak / Shoferi me ‘Volkswagen’ hedh në ajër motomjetin për invalid, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Aktualitet

E rëndë në Shijak / Shoferi me ‘Volkswagen’ hedh

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima në njerëz, është shënuar mëngjesin e sotëm në Maminas të Shijakut, ku një shtetas duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një motomjet, e për pasojë drejtuesi i këtij të fundit, ka marrë dëmtime dhe është nisur në spital, për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti

Njoftimi i plotë i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 26.07.2021, në orën 09:30, në Maminas, Shijak, shtetasi G. Gj., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me një motomjet për invalid që drejtohej nga shtetasi M. V., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi G. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion