E-Albania "lë në baltë" shqiptarët jashtë shtetit, “kodi me SMS” fut sistemin në kolaps
Qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit po ndeshin në vështirësi të panumërta për të akesuar platformën e-albania e cila këtë muaj ka vendosur një kriter të ri për hyrjen e përdoruesve, duke kërkuar vec numrit personal dhe të biznesit me pasvvordin, edhe kodin 6 shifror që vjen me SMS ose me e-mail (ky shërbim i ri i kushton shtetit 8 milionë euro të dhëna me një tender të dyshimtë për dy kompani private).
Dëshmite e konsultuara disa ditë radhazi nga Lajmiundit.al, tregojnë se vec shtetasve që jetojnë në Shqipëri, vështirësi të jashtëzakonshme po ndeshin edhe qytetarët që jetojnë jashtë.
“Po mundohesha sot te ndryshoja numrin e kontaktit nga shqiptar ne te huaj dhe nuk me erdhi asnje kod konfirmimi ne numrin e ri. Me pak fjale nuk u be ndryshimi. Si veprohet ne keto raste?”, shkruan në faqen zyrtare të platformës, Enxhi P, e cila shpjegon se jeton jashtë Shqipërisë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Duke iu referuar ankesave të panumërta të qytetarëve, Eltoni shkruan: E çuat ne kolaps me pahir kete sistem. Sorrollaten njerezit pafund.
Disa nga padija dhe disa nga mrrokullat qe keni veshtiresuar! Sa duhet te zgjas ndryshimi i nr tel apo emailit te llogarise???!!!
Vendosja e shërbimit të SMS-ve, duket se përvec një kostoje shtesë për dy vjet prej 8 milionë euro në buxhetin shtetit, po afekton edhe qytetarët dhe jo vetëm në shërbimin WEB. Pamundësia e aksesimit, duket se ka prekur edhe aplikacionin e-albania.
“E kishim mire ne aplikacion nga playstore. Por tani thot qe nuk eshte per telefonin tuaj. Kjo ndodhi mbas ndryshimeve qe beri e albania. Edhe pse e kisha të indtaluar më parë ne tel. A mund ta rregulloni këte problem dhe ta beni te shkarkueshem edhe per telefonat me android 6 e lart?”, shkruan Erioni.
E megjithatë, problemi i aksesit të humbur për shumë qytetarë, duket se nuk është cështja e vetme kritike që po kalon e-albania.
Kjo pasi qytetarë që kanë aksesin, pasi nuk kanë ndryshuar numrin e telefonit dhe e-mailin, thonë se shërbimet që pretendohen se ofrohen nga platforma, kanë probleme të panumërta teknike.
“Prsh dua te aplikoj per pasaporte per femijen tim ku eshte per here te pare aplikimi, jetoj jashte shtetit. Por kur arrij tek te dhenat e femijes nuk klikon qe te plotesoj formularin, nuk e di a eshte problem i aplikacionit apo si mund tja bej”, shkruan Elvisi.
Marku pyet: Per çfare arsyeje asnje smartphone e tablet nuk pranon te perditesoje E-ALBANIA ?
Të njëjtin shqetësim duket se ka edhe Zija: Persh.pse pas perditesimit , aplikacioni nuk hapet me face id (plus kodin 6 shifror).
Ndërkohë njq tjetër qytetar, Xhemi Sh, shkruan: Pershendetje
Nuk arrij dot te aksesohem ne e -albania pasi nuk me vjen kodi as ne email dhe as ne nr telf pasi e kam nje nr tj esht mbyllur ai nr. Ju kam kontaktuar disa here ne adresen e email por skam marr asnje pergjigje
Visi dërgon një foto të problemit që ka me hyrjen në sistem dhe shkruan:
Nuk puno o mashtrrusa...nuk vjen sms! Pse boni kot sikur nuk e dini çfarë po ndodh?!