Ndahet nga jeta në moshën 48-vjecare drejtori i spitalit privat në Tiranë, djali i mjekut të njohur

Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 48-vjecare drejtori i spitalit privat

Eshte ndare nga jeta ne moshen 48-vjecare, Elvis Karaj, administrator i spitalit privat Amavita ne Tirane.

Njoftimi eshte bere publik diten e sotme, nga vete spitali dhe te afermit e tij. Sipas informacioneve të para, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.

Njoftimi:

Me dhimbjen që nuk shkruhet dot me fjalë, njoftojmë ndarjen nga jeta të Elvisit tonë të dashur, në moshën 48 vjeç.

Ishte njeriu që ishte aty për këdo, kurdo.

Kush e njohu, e di sa e vështirë është ta thuash këtë lajm", thuhet nder te tjera ne njoftimin ku jepen edhe informacionet per ndertimet e fundit per te ndjerin dhe ngushellimet per familjen.

Karaj ishte djali i mjekut Agim Karaj i cili me pare ka punuar ne Spitalin Shteteror Onkologjik ne Tirane dhe me pas ka drejtuar spitalin privat ne fjale deri pak vite me pare. 

Agim Karaj u nda nga jeta ne vitin 2024. Pas tij, drejtimin e spitalit privat e kishte marre djali i tij Elvis Karaj. 

ME TE LEXUARAT