Heqja e imunitetit për Belinda Ballukun, Berisha zbulon prapaskenat: Qytetari dixhital me informon se kanë filluar…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët është pyetur në lidhje me hetimet për Belinda Ballukun.
Kreu i demokratëve nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj pyetjes nëse hetimet e SPAK ndaj Balluku do të ishin të plota pa një kërkesë për heqjen e imunitetit të saj në Kuvend, por ironizoi me tejzgjatjen e hetimeve.
“Nuk e di sa është e vërtetë, por qytetari dixhital më njofton se kanë filluar ndërtimin e një mini-materniteti në SPAK”, u përgjigj Berisha.
Pyetje: Meqenëse SPAK ka shtyrë afatin e hetimeve për çështjen Balluku, sikundër ka pasur dhe kontrolle. A mendoni se do të ishte një hetim i plotë nëse SPAK do të kërkonte heqjen e imunitetit të saj në Kuvend?
Sali Berisha: Nuk e di sa është e vërtetë, por qytetari dixhital më njofton se kanë filluar ndërtimin e një mini-materniteti në SPAK. Kur të shkoj herën e fundit do të bëj inspektimin dhe ta verifikoj a është e vërtetë, pastaj do t’i përgjigjem pyetjes tuaj.


