Dosja SASPAC/ GJKKO liron nga qelia Ermal Kurtulajn, caktohet “arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Ermal Kurtulajn, i pandehur në dosjen SASPAC.
Sipas vendimit të gjykatës, Kurtulaj do të lirohet nga qelia dhe do të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë u bë pasi GJKKO vendosi t’ia kthejë dosjen Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për plotësim hetimesh.
Gjykata i ka lënë afat 30 ditë prokurores së SPAK, Elida Kaçkinit, për të kryer veprimet e kërkuara dhe për të plotësuar hetimet në këtë çështje.
Ndërkohë, edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka qenë edhe drejtues i SASPAC, pritet t’i drejtohet GJKKO-së me kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë.
Dosja SASPAC lidhet me hetimet e SPAK për veprimtarinë e agjencisë dhe personave të përfshirë në të, ndërsa çështja vijon të jetë në proces gjyqësor.


