“Jam e lumtur që e vrava tim atë, na ka nxirë jetën”, deklarata e frikshme e Hygerta Metas
Detaje kanë dalë në dritë nga dëshmia e 19-vjecares Hygerta Meta, e cila vrau të atin Pëllumb Meta.
“Jam e lumtur qe e kreva unë kete pune dhe nuk pendohem qe kam vrare tim ate. Ai na ka torturuar dhe i ka nxire jeten nenes time.
Une jam femija i vogel i familjes. Motra eshte me e madhja eshte e martuar jane 2 vellezerit dhe pastaj une.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Mami dhe ne nuk kemi folur kurre ne familje. Per gjithcka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurre cfare deshironim. Kur mori vendimin per martesen time aty erdhi fundi. Nuk degjoi cfare une doja. Mu mblodh nje urrejtje per nje kohe te gjate. Diten e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armen qe babi perdorte kur shkonte ne pune si roje dhe e qellova brenda kasolles se bagetive.
Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf pastaj me fasho e në fund me qese.
Armen e hodha buze detit. Per ngjarjen jane pyetur dhe e ema dhe 2 vellezerit te cilet thone se krimin e ka kryer 19 vjecarja dhe se ata nuk kishin dijeni per asgjë”, mësohet të ketë thënë.
E qëlloi me 4 plumba dhe e mbështolli me batanije, si Hygerta Meta vrau babain në Durrës
Një krim i rëndë në familje është shënuar në Durrës, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta ka vrarë dhe groposur në oborrin e shtëpisë të atin Pëllumb Meta, 50-vjeç. E reja ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur prej kohësh.
Në trupin e viktimës janë gjetur 4 plagë me armë zjarri, ndërkohë që pistoleta dhe gëzhojat nuk janë gjetur ende nga grupi hetimor.
Viktima dyshohet të jetë vrarë më 12 shkurt dhe më pas i mbështjellë me batanije është varrosur në një gropë në një kasolle pranë banesës.
Kur policia e riktheu në vendin e krimit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë 19 vjeçarja nuk u shfaq e penduar për krimin por mësohet të ketë thënë se i ati i torturonte dhe i kishte nxirë jetën asaj dhe të ëmës së saj.
50-vjeçari u deklarua i zhdukur nga familjarët 10 ditë më parë, ndërkohë që makina e tij u gjet e braktisur në Parkun Rinia në Durrës. Hetuesit po punojnë për të gjetur personin që ka bërë transportimin e makinës në atë zonë, ku sipas deklarimeve të vajzës ka qenë vetë ajo që ka ndërmarrë këto veprime.
Por e reja nuk ka patur patent dhe nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se automjeti është transportuar nga një djalë.
Vrasja në Durrës, makinën e Pëllumb Metës e largoi një djalë, kush e ndihmoi Hygertën?
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta, ekzekutoi me armë zjari të atin Pëllumb Meta dhe e groposi në kasollen pranë banesës.
Sipas dëshmisë së vajzës në polici, ajo e kreu krimin e rëndë për shkak se babai ishte shumë autoritar dhe donte ta fejonte jashtë dëshirës së saj.
Vajza tha se ajo dëshironte të vazhdonte studimet e larta, ku ndodhej në vitin e parë për menaxhim biznes dhe jo të martohej.
Fqinjët e 50-vjeçarit të ndjerë deklarojnë se ai ishte një person shumë fanatik që dhe vajzën e parë e kishte martuar me mblesëri në Laç.
Sipas fqinjëve, 50-vjeçari kishte shumë vite që jetonte në Shën Vlash, por ai ndiqte traditat e zonës ku ishte rritur, atë të Krujës, ku vajzat e familjes nuk duhet të martohen me dashuri, por me mblesëri.
Duke u nisur dhe nga përmasat fizike të vajzës, hetuesit kanë dyshime se ajo nuk mund ta ketë kryer e vetme krimin.
Grupi hetimor po vijon punën për gjetjen e armës së krimit.
Hetuesit po punojnë për të zbuluar rolin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar, përfshirë nënën dhe 2 vëllezërit e 19-vjeçares.
50-vjeçari u deklarua i zhdukur nga familjarët 10 ditë më parë, ndërkohë që makina e tij u gjet e braktisur në Parkun Rinia në Durrës. Hetuesit po punojnë për të gjetur personin që ka bërë transportimin e makinës në atë zonë, ku sipas deklarimeve të vajzës ka qenë vetë ajo.
Por burime bëjnë me dije se nga të dhënat e deritanishme mësohet se personi që ka lëvizur makinën është mashkull.
FOTO/Durrës, me maskë në fytyrë, Hygerta Meta rikthehet në vendin ku groposi të atin
Hygerta Meta, 19-vjeçarja e cila ekzekutoi me armë zjari të atin Pëllumb Meta, është rikthyer në vendin e krimit e shoqëruar nga oficerët e policisë.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara, 19-vjeçarja shihet me maskë përpara kasolles që groposi të atin.
Qëllimi i rikthimit në skenën e krimit është gjetja e armës, të cilën 19-vjeçarja pohon se e hodhi në kanalin pranë banesës.
Grupi hetimor po vijon punën me dedektorë për të gjetur armën e krimit.
Duke u nisur dhe nga përmasat fizike të vajzës, hetuesit kanë dyshime se ajo nuk mund ta ketë kryer e vetme krimin.
Hetuesit po punojnë për të zbuluar rolin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar, përfshirë nënën dhe 2 vëllezërit e 19-vjeçares.
Në dëshminë e saj në polici 19-vjeçarja ka deklaruar se e ka ekzekutuar të atin pas konflikteve të përditshme pasi donta ta fejonte pa dëshirë.
Vrau babain se donte ta fejonte, flet 19-vjeçarja: Kisha 2 mundësi! Ose ta vrisja, ose të arratisesha
Eshtë zbardhur një tjetër dëshmi e 19-vjeçares, Hygerta Meta që vrau babanë e saj Pëllumb Meta në fshatin Shënvlash të Durrësit.
Ajo ka rrëfyer mardhënien e saj të komplikuar me të atin, sepse ky i fundit kishte vendosur ta fejonte me një djalë për të cilin ajo nuk ishte dakord. Sipas saj prej ditësh kishte patur konflikte me të ndjerin në lidhje me fejesën e padëshiruar. Ajo tregon se kishte planifikuar dy mundësi ose do të vriste babanë ose do të arratisej nga shtëpia.
Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Babain e vrava se donte të më martonte me dikë që unë as nuk e doja. Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Unë planifikova se si mund të shpëtoja nga kjo fejesë. E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose të vrisja babain”, mësohet të ketë deklaruar ajo.
19-vjeçarja u tha gjithashtu hetuesve se në ditën e vrasjes babë e bijë ishin vetëm në shtëpi dhe mohoi ta ketë ndihmuar dikush tjetër.
“Një ditë nisëm të debatonim prap kur ishim në shtëpi. Nëna ishte në arë. Mora pistoletën dhe e qëllova. Më pas kisha frikë mos më fusnin në burg dhe mendova të fshihja trupin e babait. Pasi e varrosa në afërsi të banesës mendova se edhe policia e besoi se ai ishte zhdukur. Unë e kam kryer e vetme krimin, nuk më ka ndihmuar askush”, ka thënë ajo.
Por policia raportohet se ka marrë në pyetje të gjithë familjarët, ndërsa pritet të ketë arrestime të reja lidhur me ngjarjen. Policia dhe hetuesit gjithashtu po punojnë për gjetjen e armës së krimit, për të cilën vajza tha se kishte përdorur armën e babait të saj.
Durrës/ U vra nga e bija, flet gruaja e Pëllumb Metës: Ishte autoritar, të dhunonte nëse...
Është zbardhur dëshmia e gruas së Pëllumb Metës, 50-vjeçari i cili u vra nga vajza e tij dhe u varros në oborrin e shtëpisë, pasi sipas saj do ta detyronte të fejohej me dikë që se donte.
Gruaja ka deklaruar në polici se çdo gjë që ai thoshte bëhej se përndryshe bëhej i dhunshëm.
‘Kemi 30 vite të martuar. Kemi 4 fëmijë. Burri ka qene autoritar gjithmonë. Çdo gjë që ai thoshte, bëhej, se përndryshe behej i dhunshëm.’- ka deklaruar ajo.
Durrës/ Vrasja e babait nga Hygerta Meta, e reja u ndihmua nga familjarët, priten arrestime të tjera
Të tjera detaje dalin në dritë për krimin horror në Shënavlash të Durrësit, ku u gjet i groposur në oborrin e banesës 49-vjeçari Pëllumb Meta.
Paraprakisht dyshohet se kryefamiljari është vrarë me armë zjarri nga vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta.
Sipas informacioneve të policisë, priten të tjera arrestime për ngjarjen e rëndë dhe ka dyshime se vajza ka bashkëpunëtorë të tjerë në krim.
Pritet nga momenti në moment të ketë edhe arrestime të tjera për këtë ngjarje. Pra, bashkëpunëtorë të vajzës 19-vjeçare, e cila ka vrarë babain dhe më pas familjarët e kanë shpallur të zhdukur. Dyshohet se kanë bashkëpunuar si në vrasje dhe në fshehjen trupit. Dyshohet se të përfshirë janë gjithë familja, sipas informacioneve, që më vijnë nga Policia e Durrësit,
Dyshohet se mund të ketë pasur një përleshje në banesë dhe se mund të jenë përfshirë dhe dy djemtë e familjes Meta. Arma e krimit ishte pa leje, ishte e familjes
Durrës/ Vrau babanë, krushku i familjes për Hygerta Metën: Vajza ëngjëll, s’mbyste dot një pulë
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin në Shanavlash të Durrësit, ku një 19-vjeçare vrau babain e saj.
Krimi u fsheh, ndërsa u raportua se 50-vjeçari ishte zhdukur pa gjurmë. Krushku i familjes Meta, (kishte marrë vajzën e madhe të viktimës për djalin) tha se vajza e tij nuk mund të vriste dot një pulë dhe jo më babain e saj.
Ai tha se nuk kishin asnjë dyshim për problemet në familje. “Kam mbetur i shokuar për ngjarjen. Ishin një familje model. Ai punonte si roje te pazari i makinave. Hygerta është një engjëll, nuk mund ta vriste dot babain e saj. Ajo nuk vriste dot një pulë, jo babain e saj.”, tha krushku për gazetaren Klodjana Haxhiaj.
Po ashtu mësohet se 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra në kasollen e bagëtive dhe me pas është varrosur në oborr.