“O laraskë”/ Përplasje e ashpër në BBV3, Ilnisa akuza Ledjonës: Më ke kopjuar emisionin

Showbiz

“O laraskë”/ Përplasje e ashpër në BBV3, Ilnisa

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” ka patur debate të shumta mes banorëve. Një prej tyre ishte mes Ledjonës dhe Ilnisës, ku nuk kanë munguar as ofendimet.

Teksa zhvillonin lojën e rezistencës, Ledjona i është drejtuar Ilnisës duke i thënë “laraskë’, ndërsa gazetarja i është afruar duke e përqeshur dhe duke i thënë “mos më prek me dorë. Mësove të flasësh?”

Ndërsa në një bisedë me Vesën, Ilnisa ka thënë se Ledjona sipas saj i ka vjedhur asaj emisionin që ajo kishte para se të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk kisha njohur njerëz kaq të lig. Unë atë nuk e njoh, këtu e njoha. Bëri një format në televizion siç e bëja unë edhe kaq. Bënte çdo gjë që bëj unë, mori formatin e përshtati, ajo më ka idhull mua”, tha Ilnisa.

Pjesë nga debati:

Ledjona: O laraskë

Ilnisa: Mos më prek më dorë. Mësove të flasësh.

Ledjona: Mos më provoko se jam në lojë. Mos u afro në terrenin tim se jam në lojë.

Ilnisa: Mësove të flasësh shqip-shqip besoj?

Ledjona: Ke marr zemër ëë? Unë ta heq surratin dhe nuk e ngre më kokën, qurravitesh dhe jam unë ajo që ta sjell gojën këtu.

Ilnisa: Si sillja vetes gojën/ Për çfarë e ke gojën, sa njeri u vogël, pa vlerë.

 

ME TE LEXUARAT