“Do të hedhim në erë tri ambasada dhe Parlamentin”, telefonata që alarmoi policinë në Greqi
Lajmifundit
/
23 Shkurt 2024, 10:37
Bota

Persona të panjohur kanë telefonuar televizionet vendase duke paralajmëruar se janë vendosur lëndë shpërthyese në ambasadat e SHBA-së, Egjiptit dhe Izraelit. Në të njëjtën kohë, ka pasur edhe një telefonatë për bomb në ndërtesën e Kuvendit.
Në vendngjarje janë nisur autoritetet e Sektorit për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese. Sipas telefonatave, bombat do të shpërthenin në orën 11:30 .
Deri më tani, sipas informacioneve, policia nuk ka konstatuar asgjë të dyshimtë në tre ambasadat.


