Detajet të reja nga vrasja e Elton Semakut/ U rrëmbye dhe u ekzekutua në Lushnjë

Aktualitet

Detajet të reja nga vrasja e Elton Semakut/ U rrëmbye dhe u ekzekutua

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 38-vjeçarit Elton Semaku (Mermali), një ditë më parë në Peqin.

38-vjeçari u gjet i pajetë në bregun e lumit Shkumbin, në lagjen Shezë, në afërsi të tregut të qytetit të Peqinit. Sipas ekspertizës, ai është qëlluar me tre plumba të kalibrit 9 mm, dy në shpinë dhe një në kokë.

Anëtari i bandës së Aldo Bares dyshohet se është rrëmbyer, pasi kishte dalë nga shtëpia pak pas orë 19:00 të së shtunës në Lushnje. Rrëmbimi dyshohet se është bërë nga të paktën tre persona, ende te pa identifikuar nga policia.

Ata dyshohet ta kenë ekzekutuar në një fshat të Lushnjës dhe më pas kufomën e kanë transportuar dhe hedhur në një zonë të pabanuar në periferi të Peqinit. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e ekzekutorëve të 38-vjeçarit Elton Semaku (Mermali).

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion