Edmond Mëhalla u vra nga njerëz pranë tij?! Makina e autorëve në pronësi të kompanisë së biznesmenit

Aktualitet

Edmond Mëhalla u vra nga njerëz pranë tij?! Makina e

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan, ku u ekzekutua biznesmeni Mondi Mëhalla.

Sipas informacioneve, makina e autorëve të dyshuar të krimit, ka qenë në pronësi të kompanisë së biznesmenit. Ky automjet u gjet i djegur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Librazhd.

Mond Mëhalla, u ekzekutua një natë më parë në makinën e tij në Elbasan. 43-vjeçari u qëllua sapo kishte dalë nga zyra në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij dhe ishte futur në automjetin “Range Rover”. Autorët e kanë qëlluar disa herë me pistoletë, ndërsa dy prej plumbave e prekën në kokë. 43-vjeçari ishte me precedentë në fushën e narkotikëve dhe jetonte në zonën Komuna e Parisit në Tiranë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion