Aksident në Vlorë, fëmija 10 vjeç përplaset nga makina te Plazhi i Vjetër
Lajmifundit
/
29 Maj 2021, 21:57
Aktualitet

Një fëmijë 10-vjeç është aksidentuar mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.
Fëmija u përplas nga një makinë tip “Golf 5”, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Fëmija ndodhet aktualisht në sallën e operacionit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin bregdetar.


