Krimineli serb i luftës do të vuajë pjesën e mbetur të jetës në burgun me përdhunues e pedofilë

Bota

Krimineli serb i luftës do të vuajë pjesën e mbetur të

Krimineli serb i luftës, Radovan Karaxhiç do të mbyllet në një burg në Britaninë e Madhe, me përdhunues dhe pedofilë, për të vuajtur edhe pjesën e mbetur të dënimit.

“Kasapi i Bosnjës”, tani 75 vjeç, u dënua me 40 vjet burg në vitin 2016 nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë pasi u shpall fajtor për masakrën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995, ku forcat serbe në Bosnjë vranë më shumë se 8 000 myslimanë.

Pak kohë më parë, Britania e Madhe ra dakord për ta transferuar Karaxhiçin për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Shteti britanik vendosi që Karaxhiç të shkojë në një burg ku 10 përqind e të burgosurve janë myslimanë.

Vitet e para, Karaxhiç i kaloi me 14 të burgosur të tjerë e me kushte të mira. Siç shkruan “The Sun”, kriminelit serb të luftës do i duhet të jetojë në një vend, ku nuk ka as tualet. Shumica e të burgosurve janë mbi 50 vjeç e shumica vuajnë nga demenca.

Një burim i tha gazetës britanike se “Karaxhiç ende nuk e di se çfarë e ka gjetur”. Masakra e Srebrenicës ishte krimi më i rëndë i kryer në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion