Qindra mijëra persona protestojnë në Londër kundër vaksinave
Lajmifundit
/
29 Maj 2021, 21:46
Bota

Disa qindra protestues, që janë kundër vaksinave të koronavirusit dhe kundër masave të izolimit, marshuan nëpër rrugët e Londrës të shtunën, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe pjesa më e madhe e botës ende po luftojnë me pandeminë COVID-19.
Protestuesit i shohin kufizimet si të panevojshme dhe shkelje të të drejtave të tyre njerëzore.
Ata kundërshtojnë vaksinimet, mbajtjen e maskave dhe të ashtuquajturat pasaporta shëndetësore.


