Aksident i rëndë në Itali, “Ferrari” ndahet në dysh, vdes DJ shqiptar

Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali, “Ferrari” ndahet në

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një 40-vjeçar, shqiptar i Kosovës.

Mediat vendase shkruajnë se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë, pasi 40-vjeçari po udhëtonte me 200 km/orë.

Siç shihet nga pamjet e ndara nga gazeta zviceriane Blick, Ferrari GT C4 i bardhë është copëtuar dhe ndarë në dy pjesë.

Mësohet se 40-vjeçari, vetëm disa orë para vdekjes ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës ishte nisur me Ferrari për në Itali. Dyshohet se bashkë me të ka humbur jetën edhe një grua. Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi është i komplikuar pasi ata u dogjën në veturën që mori flakë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion