Fushatë online, Rama: Qeveria jonë i ka hequr 300 milionë euro nga duart krimit në vend

Politikë

Fushatë online, Rama: Qeveria jonë i ka hequr 300 milionë euro

Teksa 16 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, kryeministri Edi Rama vijon fushatën online. Përmes një Instastory, Rama tregon edhe një tjetër arritje që qeveria e tij ka bërë gjatë mandatit të dytë.

 

Kreu i qeverisë, në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa milionë euro u hoqën nga duart e krimit të organizuar gjatë viteve të fundit.

Më pas ai ka faktuar se në 7 vitet e fundit janë hequr 300 milionë euro asete nga duart e krimit dhe vetëm përmes operacionit Forca e Ligjit u asgjësuan 78 grupe kriminale.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion