VIDEO/ Shqiptari shkakton aksidentin e pazakontë në Selanik, hyn me makinë në lokal dhe plagos 3 persona

Kosovë&Rajon

VIDEO/ Shqiptari shkakton aksidentin e pazakontë në Selanik, hyn me

Një 45-vjeçar shqiptar në gjendje të dehur shkaktoi një aksident të pazakontë në Selanik, pasi humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi brenda një taverne, duke lënë të plagosur tre persona.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në zonën e Evosmos, në rrugën Agamemnonos. Automjeti doli nga rruga dhe u fut brenda lokalit, ku tre klientë mbetën të plagosur. Taverna pësoi gjithashtu dëme materiale.

Pas aksidentit, policia greke arrestoi drejtuesin e automjetit. Sipas mediave greke, testi i alkoolit tregoi se 45-vjeçari kishte konsumuar alkool shumë mbi kufirin e lejuar.

Dy matjet e kryera rezultuan 0.77 mg/l dhe 0.74 mg/l alkool në ajrin e nxjerrë, ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 0.25 mg/l.

VIDEO E AKSIDENTIT

ME TE LEXUARAT