Aksident në Tiranë/ I riu filmonte veten teksa ecte me shpejtësi, përplaset me autobusin

Aktualitet

Aksident në Tiranë/ I riu filmonte veten teksa ecte me shpejtësi,

Një episod i rrezikshëm është regjistruar në mes të Tiranës, ku një i ri, teksa lëvizte me shpejtësi dhe filmonte me celular, ka tentuar të shmangë një autobus, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me të.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese ngjarjen është fakti se vetë i riu ka publikuar pamjet e aksidentit në TikTok, duke tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale dhe duke nxitur reagime e komente të shumta.

Rasti ngre pikëpyetje mbi sjelljen e rrezikshme në rrugë dhe përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, në një kohë kur pakujdesia mund të rrezikojë jo vetëm drejtuesin, por edhe jetën e të tjerëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion