“A duhet të jetë Veliaj në burg?”, i riu i kthehet Iljazajt: E meriton, por për sa kohë i prish punë Ramës…

Aktualitet

“A duhet të jetë Veliaj në burg?”, i riu i kthehet

Debati për qëndrimin e Erion Veliajt në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, ndërsa ndodhet në burg, është diskutuar edhe në emisionin “Topin e Kam Unë”.

Gjatë një përballjeje me pedagogun Ervis Iljazaj, Kejdi u shpreh se Veliaj e meriton të jetë në burg, por sipas tij nuk duhet të japë dorëheqjen, pasi kjo do t’i shërbente interesave të kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga debati-

Kejdi: Për mendimin tim Erion Veliaj nuk duhet ta japë dorëheqjen.

Iljazaj: Pse?

Kejdi: Për t’i prishur punë atij që ne duam t’i prishim punë.

Iljazaj: Ju po thoni që le ta sakrifikojmë shkeljen e ligjit që ai të jetë kundër Ramës. Ti po thua që është normale që Tirana, ku jeton 1/3 e Shqipërisë të drejtohet nga burgu.

Kejdi: Unë mendoj se nuk është drejtuar asnjëherë nga ai.

Iljazaj: Kryetari i Bashkisë së Tiranës ta drejtojë bashkinë nga burgu është një turp i madh. E meriton që Veliaj të jetë në burg?

Kejdi: Po, normale.

Iljazaj: Por s’duhet të japë dorëheqjen?

Kejdi: Po kemi një problem më të madh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion